Vetura e tipit ‘Opel Astra’ me targa të Beogradit, ditë më parë alarmoi Policinë, pasi ishte parkuar pak metra pasi kaloi semaforët e vendosur tek rruga që lidh sheshin me rrugët “George Bush” dhe “Garibaldi”.
Sipas Policisë, pas ekzaminimit që i kanë bërë njësiti policor, është konstatuar se vetura e tipit Opel Astra ngjyrë hiri, me mbishkrimin ‘Proffi Taxi’, nuk kishte asnjë mjet dyshues.
Vetura e braktisur, tani gjendet në Fushë Kosovë në vend parkimin e automjeteve të kompanisë që merret me heqjen e veturave nga vendet që ndalohet, ndalja dhe parkimi sipas rregullave të trafikut.
Ndërsa pronari i veturës ende nuk e ka marrë atë nga autoritetet përkatëse./gazetametro.net