Loading…

Ja kërkesa e shoqërisë civile për deputetët (Foto)

  • 20/12/2016 | 12:49

Ja kërkesa e shoqërisë civile për deputetët (Foto)

Shoqëria civile ka organizuar edhe një herë protestë me thirrjen “Drejtësi për Astritin”, për të kërkuar që drejtësia të vihet në vend në rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosje, Astrit Dehari

Kështu ata i kanë dërguar një kërkesë secilit deputet të Parlamentit të Kosovës, ku kërkohet që të respektohet peticioni i nënshkruar nga më shumë se 23 mijë qytetarë.

Ja shkresa qe iu dergua Kuvendit:

“I/e nderuar deputet, Me këtë shkresë, ne grupi i shoqërise civile, ripërsërisim kërkesën tonë drejtuar Kuvendit të Kosovës për të shqyrtuar kërkesat e 23,774 qytetarëve të Republikës së Kosovës të shprehur përmes Peticionit ‘Drejtësi për Astritin’. Ky peticion, padrejtësisht, në shkelje të rëndë të kushtetutës dhe të të drejtës së qytetarëve në vendimarrje, nuk u trajtua nga institucionet e Republikës në shpërfillje të plotë të të gjitha procedurave dhe praktikës parlamentare edhe pse komisioni parlamentar përkatës dha rekomandimin që Kryesia e Kuvendit të vendosë për thirrjen e seancës sipas kërkesës së parashtruar. Në këto kushte, përmes kësaj letre kërkojmë që ju si deputetë në respekt të kushtetueshmërisë dhe të betimit tuaj, t’i trajtoni seriozisht kërkesat e mijëra qytetarëve teë nënshkruar në peticion dhe që këto kërkesa të dalin si Rezolutë nga seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikes Kosovës që do të mbahet me 20.12.2016. Kërkesat tona dhe të 23,774 qytetarëve te Republikes së Kosovës janë si më poshtë: 1. Hetim i pavarur dhe transparent per rastin e vdekjes se Astrit Deharit ne burgun e Prizrenit 2. Dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjesi per vdekjen e Astrit Deharit. 3. Fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij. Urojmë që të veproni sipas mandatit dhe detyrës që e keni. Me respekt, Grupi i Shoqërise Civile”. /gazetametro.net

 

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë