Loading…

Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • 02/10/2023 | 07:59

Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:


09:00

Ministria e Shëndetësisë lanson fushatën ndërgjegjësuese me moton “Zbulimi i hershëm, shpëton jetë”, me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia etj. (Salla e IKShPK-së)

09:30

Vazhdon gjykimi në rastin e njohur si 53-milionëshi, ku të akuzuar janë ish-ministri Pal Lekaj dhe tre zyrtarë të tjerë. (Gjykata Themelore në Prishtinë)

10:00

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon takimin e përbashkët me  kryeministrin Albin Kurti, ministritë e linjës dhe kryetarët e komunave. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38)

10:00

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

10:00

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT) mban debatin “Angazhimi i burrave dhe djemve për barazi gjinore” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Kino “Armata”, Prishtinë)

11:00

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje diskuton për planin e veprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N302)

11:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit)

14:00

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon aksionin protestues “UP drejt kolapsit etik, ku denoncohet punësimi si staf akademik i një personi të dënuar për shitblerje notash dhe regjistrime të paligjshme në fakultete. (Pranë Rektoratit të UP-së)14:30

ETEA organizon konferencë për medie në lidhje me situatën me tekstet shkollore dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Prishtinë)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë