Dybalan nuk ka vazhduar kontratën me Juventusin dhe ai mund të transferohet në Angli.
E në ndërkohë, nga ky vakum në mes të palëve, po mundohen të përfitojnë klubet tjera evropiane.
Liverpooli dhe Manchester City janë në garë për sulmuesin e Argjentinës. Për këtë siguron portali italian “Tuttomercatoëeb”, “Reds” dhe “Citizens” janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e ish-futbollistit të Palermos.
Nëse nuk e nënshkruan kontratën e re, Dybala në verë do të jetë lojtar i lirë.
Prandaj, Të Kuqtë do ta transferonin atë me kënaqësi në “Anfield Road” e Të Kaltrit në “Etihad Stadium”.
Ndërkohë, thuhet se interesim për futbollistin ofanziv ka shfaqur qe një kohë edhe Interi.