Trajneri i famshëm kosovar, Ismet Munishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se goli i shënuar nga Karim Benzema ishte i rregullt sepse topin e ka pasuar lojtari i Liverpool, transmeton Gazeta Metro.
Në ‘Stade de France’ pjesa e parë mes Liverpool dhe Real Madrid ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, mirëpo një gol i shënuar në minutën e 43’të nga Karim Benzema ka shkaktuar polemika të shumta.
Këtë gol të anuluar e ka komentuar edhe Ismet Munishi i cili në postimin e tij në Facebook ka shkruar: ”Goli ishte i rregullt sepse topin e pasoi lojtari Liverpoolit.”
Edhe ish-mbrojtësi i Manchester United tani analist sportiv, Rio Ferdinand ka thënë se kanë mbetur të shokuar me të pranishmit në studio pasi që nuk u pranua goli i francezit.
”Jam i hutuar, ne të gjithë po shikojmë njëri-tjetrin pse goli i Benzemas anulohet. Ne kemi nevojë për një referencë zyrtare për të shpjeguar. Vërtet i hutuar se pse goli i Real Madridit nuk qëndroi,” tha ai për BT Sport.
Kujtojmë se ndeshja ishte shtyrë dy herë nga 15 minuta për shkak se kishte pasur incidente jashtë stadiumit mes policisë franceze dhe tifozëve të Liverpool. /gazetametro.net
‘Jam i hutuar’: Rio Ferdinand komenton golin e anuluar të Benzemas