Loading…

Ja çfarë gatimesh dhe ritualesh ka Viti i Ri nëpër botë

  • 24/12/2016 | 17:02

Ja çfarë gatimesh dhe ritualesh ka Viti i Ri nëpër botë

Viti i Ri është një festë që festohet në të gjithë botën. Çdo shtet ka ritualet dhe traditën e tij të gatimit, transmeton Gazeta Metro.

Nëse në Shqipëri ne kemi traditë të gatuajmë gjelin e detit me përshesh, apo bakllavanë, ja si pritet Viti i Ri në shetetet e tjera:

Greqi: në Greqi gatuhet ëmbëlsirë me monedhë të fshehur brenda. Kujt i bie monedha në pjesën e tij të ëmbëlsirës do të ketë mbarësi për vitin tjetër.

Spanja: ka traditën e 12 kokrrave të rrushit. Ata i fusin 12 kokrra rrush të ëmbël në një shkop dhe i shoqërojnë me shampanjë. Çdo kokërr rrushi simbolizon një muaj të mbarë dhe të ëmbël si vetë fruti i rrushit.

Austri dhe Kubë: mishi më i preferuar është gici i pjekur. Sipas tyre, kjo kafshë simbolizon progresin në të ardhmen.

Skoci: nëse në vendet e tjera shampanja është pija personifikuese e Vitit të Ri, në Skoci është uiski. Sipas tyre nëse një burrë i gjatë, i pashëm, esmer është mysafiri i parë, atëherë do t’ju shkojë viti mbarë.

Suedi dhe Norvegji: për natën e Vitit të Ri është traditë të gatuhet puding me oriz, me një kokërr bajame brenda. Personit që i bie bajamja në pjatë do t’i ecë viti mbarë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë