Loading…

Izraeli vret shefin e selisë së naftës të IRGC’së në sulmin ndaj Teheranit

  • 05/04/2026 | 15:59

Izraeli vret shefin e selisë së naftës të IRGC’së në sulmin ndaj Teheranit

Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë Mohammadreza Ashrafi, një zyrtar të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), në një sulm të premten në Teheran, transmeton Gazeta Metro.


Sipas deklaratës zyrtare, Ashrafi ishte përgjegjës për operacionet tregtare të selisë së naftës, të cilat gjeneronin miliarda dollarë në vit për të financuar aktivitetet ushtarake të IRGC-së dhe aleatëve të saj në Lindjen e Mesme.

Ushtria izraelite përmendi se fondet e administruara nga Ashrafi ndihmonin grupe si Huthitët, Hezbollahu dhe Hamasi, duke zgjeruar ndikimin ushtarak të Iranit në rajon.

“Ashrafi mbikëqyri operacionet tregtare të selisë së naftës, aktivitete me vlerë miliarda dollarë në vit që ndihmojnë në zgjerimin e aftësive ushtarake të IRGC-së dhe ato të forcave të përfaqësuara nga Irani në të gjithë Lindjen e Mesme, duke përfshirë Huthitët, Hezbollahun dhe Hamasin”, tha ushtria në një deklaratë.

Ky sulm vjen vetëm disa javë pas vrasjes së Jamshid Eshaghi, komandant i selisë së naftës të forcave të armatosura iraniane, duke sinjalizuar një seri të mundshme goditjesh kundër udhëheqësve të IRGC-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë