Loading…

Izraeli vrau dy spiunë të Fatah dhe një terrorist të Xhihadit Islamik të Palestinës

  • 10/06/2021 | 15:02

Izraeli vrau dy spiunë të Fatah dhe një terrorist të Xhihadit Islamik të Palestinës

Në një operacion që mund të vlerësohet si i dështuar të forcave të sigurisë izraelite që ishin nisur për të arrestuar fshehurazi terroristët e Xhihadit Islamik të Palestinës Jamil al-Amouri and Wissam Abu Zaid në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor ku u vërejtën nga oficerë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Autoritetit Palestinez që hapën zjarr ndaj njësiti izraelit të cilët në ballafaqim i vranë të dy oficerët dhe njërin nga terroristët, transmeton Gazeta Metro.


Një oficer tjetër i shërbimit të inteligjencës së Autoritetit Palestinez është plagosur rëndë gjatë këtij konflikti mes njësiteve mbrëmjen e të mërkurës sipas raporteve të mediave lokale palestineze.

Adham Yasser Eleiwi dhe Tayseer Ayasa janë oficerët e vrarë palestinezë ndërsa Muhammad Samer Al-Bazour është i plagosuri.

Radio e ushtrisë izraelite ka raportuar të enjten mbrëma se forcat izraelite kishin tentuar të hynin fshehurazi në Jenin në ndjekje të dy terroristëve palestinezë Jamil al-Amouri dhe Wissam Abu Zaid, të dy anëtarë të Xhihadit Islamik Palestinës. Organizata terroriste kishte njoftuar se al-Amouri ishte vrarë në ballafaqim me forcat izraelite. Sipas kumtesës al-Amouri ishte pjesë e brigadave Al-Quds dhe ndiqej nga Izraeli pas kryerjes së “shumë operacioneve komando në veriun e Bregut Perëndimor” shkruhej në komunikatën e tyre.

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas e dënoi incidentin duke e quajtur ‘eeskalim i rrezikshëm nga Izraeli” dhe duke paralajmëruar “reperkusione” sipas agjencisë së lajmeve palestineze WAFA.

Njësitet izraelite ishin parë dhe xhiruar duke u larguar nga Jenin me automjetet e tyre dhe duke tërhequr në rimorkio një që dukej si një veturë civile pas shkëmbimit të zjarrit me palestinezët./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë