Loading…

Izraeli nuk i ka kushtëzuar Turqisë pajtimin me përzënien e terroristëve të Hamas

  • 16/02/2022 | 19:51

Izraeli nuk i ka kushtëzuar Turqisë pajtimin me përzënien e terroristëve të Hamas

Dy zyrtarë të lartë të qeverisë së Turqisë, zëvendës ministri i jashtëm Sedat Onal dhe këshilltari i presidentit Erdogan kanë udhëhequr një delegacion turk në Jerusalem në përpjekjet e para të përmirësimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, transmeton Gazeta Metro.


Izraeli nuk i ka kushtëzuar përmirësimin e raporteve me Turqinë me ndalimin e strehimit të celulave terroriste të Hamas, një burim i lartë diplomatik izraelit sipas raportit të gazetës izraelite The Jerusalem Post.

“Ne nuk kemi vendosur kusht. Gjithsesi, në një proces të përafrimit të kujdesshëm, ka gjeste aty këtu. Ne po vërejmë veprimtari të shtuar të Turqisë kundër terrorizmit në territorin e tyre.”

Burimi shtoi se “Izraeli po punon me kujdes për këtë çështje”.

Këto komente vijnë tash gjatë vizitës së zyrtarëve turq me homologët e tyre izraelit këtë të martë, para takimit të pritur mes Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan muajin e ardhshëm./gazetametro.net

Turqia dhe Izraeli penguan atentatin e biznesmeni izraelit, arrestohen 8 spiunë iranianë

‘Pishman’: Erdogan tha se Turqia dhe Izraeli së bashku mund të sjellin gaz natyror izraelit në Europë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë