Loading…

Izraeli godet selinë e Policisë Detare të Hamasit në Khan Yunis

  • 09/06/2026 | 10:21

Izraeli godet selinë e Policisë Detare të Hamasit në Khan Yunis

Ushtria izraelite (IDF)  ka goditur selinë kryesore të Policisë Detare të Hamasit në zonën e Khan Yunisit, në jug të Rripit të Gazës, transmeton Gazeta Metro.


Sipas njoftimit të IDF-së, gjatë sulmit janë vrarë disa persona që vepronin nga ky objekt, përfshirë Ismail al-Lahham, të cilin e identifikon si komandant të një qelize në krahun ushtarak të Hamasit.

Autoritetet izraelite konfirmojnë se objekti ishte përdorur për planifikimin dhe kryerjen e sulmeve kundër forcave izraelite dhe civilëve në Izrael.

“Selia u përdor për të avancuar dhe kryer sulme kundër trupave të IDF-së dhe civilëve izraelitë. Ajo shërbente gjithashtu për përpjekjet e Hamasit për të rindërtuar kapacitetet e tij ushtarake”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

IDF-ja shtoi se aktivitetet e pretenduara të Hamasit përbënin shkelje të marrëveshjes së armëpushimit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë