Loading…

Izraeli godet në zemër të Hamasit: Kapet i gjallë shefi i aparatit të sigurisë thellë në Gaza

  • 01/09/2026 | 14:19

Izraeli godet në zemër të Hamasit: Kapet i gjallë shefi i aparatit të sigurisë thellë në Gaza

Forcat speciale izraelite kanë kryer një operacion brenda Gazës, ku kanë arritur të kapin të gjallë një figurë të lartë të Hamasit dhe më pas ta nxjerrin nga Gaza drejt Izraelit, transmeton Gazeta Metro.


Kapjen e tij e ka konfirmuar edhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili e ka përshkruar të arrestuarin si një operativ të lartë të Hamasit.

Sipas zyrtarëve izraelitë, personi i kapur dyshohet se drejton Aparatin e Sigurisë së Përgjithshme të Hamasit, një strukturë që ka rol të rëndësishëm në mbrojtjen e udhëheqësve të organizatës.

Ky aparat merret me sigurimin e drejtuesve të Hamasit, organizimin e lëvizjeve dhe takimeve të tyre, si dhe me komunikimet e sigurta. Po ashtu, anëtarët e tij ndihmojnë në zhvendosjen e udhëheqësve mes strehimeve dhe vendeve të ndryshme të emergjencës.

Sipas Izraelit, aparati gjithashtu mbledh informacione për forcat izraelite dhe operacionet e tyre, ndërsa merret edhe me identifikimin e personave të dyshuar për bashkëpunim dhe me shtypjen e kundërshtimit të brendshëm.

Zyrtarët izraelitë e krahasojnë rëndësinë e këtij posti me atë të kreut të Shin Bet-it në Izrael./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë