Loading…

Izraeli dhe SHBA po përgatiten për fushatë të re sulmesh ndaj teokracisë së Iranit

  • 02/05/2026 | 23:33

Izraeli dhe SHBA po përgatiten për fushatë të re sulmesh ndaj teokracisë së Iranit

Sipas raporteve të mediave izraelite tashmë kanë nisur kontaktet e koordinimit mes dy aleatëve dhe përgatitjet për sulmet iraniane ndaj Izraelit, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportit të televizionit izraelite Channel 12 në Izrael po përgatiten për një valë të re bombardimi të SHBA’së ndaj Iranit dhe një sulm potencial iranian parandalues nga teokracia. Sipas tyre Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) Eyal Zamir dhe Komandanti i Komandës Qendrore Amerikane Admirali Brad Copper tashmë po koordinohen.

Raportohet gjithashtu se kabineti i sigurisë së Izraelit do të mblidhet të dielën në mbrëmje.

Ishte raportuar gjatë kësaj jave se ushtria amerikane ka përgatitur planin operativ të valës së dytë së sulmeve ndaj Iranit që i është paraqitur presidentit amerikan Donald Trump. Ai rishtas kishte deklaruar se në lidershipin iranian mbretëron kaos dhe nuk dihet kush udhëheqë dhe propozimi që kanë pranuar nga Irani nuk është ai që kërkojnë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë