Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu festoi marrjen e Kështjellës Beaufort në Libanin jugor nga IDF-ja. Në një mesazh video të lëshuar nga zyra e tij, Netanyahu e quajti atë “një ndryshim radikal në politikën që po ndjekim” ndaj Hezbollahut.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshëndeti marrjen e kështjellës Beaufort në Libanin jugor si “një pikë kthese” në fushatën kundër Hezbollahut. “Sot u kthyem në Beaufort në një mënyrë tjetër. U kthyem të bashkuar, të vendosur dhe më të fortë se kurrë”, tha Netanyahu në një video mesazh video.
Prime Minister Benjamin Netanyahu: “Last night, our heroic fighters captured the Beaufort castle. They proudly raised the flag of the State of Israel and the flag of the Golani Brigade there.
I remind you that 44 years ago, this place was a symbol of a heroic battle by our… pic.twitter.com/tyTr2QImaW
— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) May 31, 2026
“Kapja e Beaufort është një imazh i fuqishëm dhe një ndryshim radikal në politikën që po ndjekim. Ne kemi thyer barrierën e frikës. Ne po marrim iniciativën, ne po veprojmë në të gjitha frontet, në Siri, në Gaza, në Liban”, siguroi ai.
“Unë i udhëzova IDF-të të zgjerojnë manovrën e tyre në Liban. Ata kaluan Litanin dhe pushtuan Beaufort-in. Tani urdhri im është të konsolidojmë dhe zgjerojmë kontrollin tonë në territoret që më parë ishin nën kontrollin e Hezbollahut”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke theksuar se “sot jemi kthyer në një Beaufort tjetër. Jemi kthyer të bashkuar, të vendosur, më të fortë se kurrë”. Që nga fillimi i luftës, e cila ka filluar që nga viti 2023, Izraeli “ka eliminuar 8,000 terroristë të Hezbollahut, 3,000 që nga fillimi i ‘Ulërimës së Luanit’ vetëm, dhe 700 vetëm në muajin e fundit, më shumë sesa u eliminuan gjatë Luftës së Dytë të Libanit”.
Kështjella Beaufort ishte simbolike për Forcat e Mbrotjes së Izraelit (IDF) pasi edhe fortifikimi modern ushtarak ishte mbajtur mbi një dekadë nën sulme të vqazhdueshme të terroristëve islamistë thellë në territorin e Libanit në luftën e kaluar me Hezbollah dhe PLO. Ajo u braktis në vitin 2000 nga IDF pas marrëveshjeve diplomatike.
HEzbollah nuk ka respektuar armëpushimin e arritur asnjëherë në secilën marrëveshje të arritur duke u fortikfikuar përtej lumit Litani pavarësisht zotimeve. Qeveria libaneze pavarësisht zotimeve në bisedime nuk ka arritur të çarmatosë terroristët vasalë të Iranit në Liban. Pas bombardimeve në veri të Izraelit, ushtria izraelite ka depërtuar dhe vendosur zona kontrolli në territorin e Libanit deri në çmilitarizimin e grupite terroris islamist Hezbollah./gazetametro.net
Footage shows Golani Brigade fighters taking control of the Beaufort fortress in southern Lebanon. pic.twitter.com/hPmYpEB4Ua
— Open Source Intel (@Osint613) May 31, 2026