Loading…

‘Izolimi i Kosovës nga BE’, ish-kryediplomati kosovar i ashpër: Në Bruksel kanë vendosur të na mbajnë si qen të tërbuar në kafaz

  • 28/06/2022 | 15:05

‘Izolimi i Kosovës nga BE’, ish-kryediplomati kosovar i ashpër: Në Bruksel kanë vendosur të na mbajnë si qen të tërbuar në kafaz

Ish-krydiplomatik kosovar si dhe drejtori Ekzekutiv i Fondacioni Mileniumi i Kosovës-(MFK), ka kritikuar ashpër Bashkimin Europian si dhe komisionari i BE’së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, i cili paralajmëroj udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Selimi këtë po e quan racizëm ndaj kosovarëve, shkruan Gazeta Metro.


Selimi ka thënë se nëse u “udhërrëfyes” të cilin e ka përmendur Varhelyi që Kosova të përmbush më shumë kushte për “korrupsionin” dhe “kontrabandën”, atëherë BE’ja është në prag të të adoptimit të politikës së hapur raciste.

“Katër vjet pasi Kosova përmbushi 100% udhërrëfyesin më të gjatë të liberalizimit të vizave Oliver Varhelyi shpall një “udhërrëfyes” të ri për Kosovën për të përmbushur më shumë kushte për “korrupsionin” dhe “kontrabandën”. Nëse kjo është e vërtetë, le të mos jetë gabim: BE-ja tani është në prag të adoptimit të politikës së hapur raciste”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Tutje Seli ka përmendur lirin e lëvizjes që BE e ka miratuar pa problem me Meksikën, Hondurasin, apo edhe me Venezuelën e Maduros. Por se Kosova po del të jetë problem.

“Kosova është vendi më pro BE-së në Ballkanin Perëndimor, më pak e korruptuar dhe nuk është në asnjë listë të lartë të azilkërkuesve për vite me radhë. Varhelyi thotë se holandezët dhe francezët po kërkojnë një udhërrëfyes. Kjo mund të jetë e vërtetë”.

Selimi tutje ka qenë edhe më i ashpër, duke thënë se

Po ashtu, Selimi thotë se nuk ka faj për këtë zvarritje vetëm Holanda dhe Franca, por se të gjithë shtetet anëtare që e mbështesin këtë qëllimisht.

“Por, është BE-ja që kolektivisht është e angazhuar në izolimin e të gjithë kosovarëve në një kafaz. Nuk është holandeze. Ose franceze. Është BE-ja. Të gjithë anëtarët kolektivisht dhe të gjitha institucionet në Bruksel kanë vendosur përmes veprimeve të qëllimshme, apo mosveprimit, të na mbajnë si qen të tërbuar në kafaz”, ka shkruar Selimi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë