Loading…

Izolimi i kosovarëve nga Europa po ndikon në radikalizimin e tyre

  • 24/02/2017 | 08:29

Izolimi i kosovarëve nga Europa po ndikon në radikalizimin e tyre

Izolimi i kosovarëve, refuzimi që po ia bën në vazhdimësi Evropa shtetit të vetëm në Ballkan pa liberalizim të vizave është duke kontribuuar që kosovarët të kthehen nga Lindja, ndërkohë që fuqi të mëdha si Turqia janë duke e shfrytëzuar këtë mundësi perfekte për agjendat islamike, thotë gjatë një interviste ekskluzive për “Zërin” David Philips, profesor në Universitetin Columbia të SHBA-së.


Identiteti evropian për shqiptarët po bëhet i pakapshëm. Kosovarët janë të ndjeshëm ndaj radikalizmit sepse ata ndihen të refuzuar nga Evropa. Mohimi i udhëtimit pa viza për kosovarët drejt BE-së përkeqëson frustrimin dhe izolimin. Këto kritika të ashpra në drejtim të ndërkombëtarëve i ka bërë amerikani David Philips, profesor në Universitetin Columbia të SHBA-së, njohës i mirë i çështjes shqiptare, në intervistën dhënë gazetës “Zëri”.

Ndonëse e pranon se shqiptarët janë aleatët kryesorë të amerikanëve në Evropë, ai foli për rrezikun e influencës turke e cila po shtrihet në Kosovë dhe në Maqedoni shumë me investimet direkte të Erdoganit.

Philips kritikoi edhe politikanët shqiptarë të cilët ua kanë dhënë pasuritë kryesore kompanive turke. Ndërkohë që nënvizoi se ekstremizmi i shqiptarëve i shërben agjendës serbo-ruse. Sipas tij, Turqia është një aleat i pasigurt për SHBA-në, kurse shqiptarët janë aleatët më të mëdhenj të SHBA-së. Megjithatë, sipas tij, shqiptarët po ashtu paraqesin një alternativë për ideologjinë salafiste.

Philips tha se në përgjigje të mendimit islamofobik botëror të Trumpit, shqiptarët mund t’i profilizojnë vlerat e tyre të moderuara properëndimore në mënyrë që të thellojnë miqësinë dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë