Loading…

Izetbegoviq përmend luftën: Nëse njerëzit duan të jetojnë, duhet të jenë gati të vdesin

  • 27/10/2021 | 11:31

Izetbegoviq përmend luftën: Nëse njerëzit duan të jetojnë, duhet të jenë gati të vdesin

Kreu i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në Bosnjë e Hercegovinë, Bakir Izetbegoviq ka folur sërish për mundësinë e luftës.


Izetbegoviq ndonëse tha se është i mendimit se s’do të ketë luftë, por shtoi se është gati nëse do të ketë.

“Nëse njerëzit duan të jetojnë, ata duhet të jenë gati të vdesin, nëse duan paqe, duhet të jenë gati për luftë”, tha Izetbegoviq.

Edhe më herët, Izetbegoviq e ka lënë të hapur mundësinë e një lufte të re në Ballkan, kur kishin dalë ‘non-papers’ nga Sllovenia në të cilat flitej për ridefinim të kufijve në Ballkan, që përfshinte ndarjen e Bosnjës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë