Loading…

Izetbegovic për zgjidhjen e marrëdhënieve me Serbinë: Kosova nuk mund të lidhet me statusin e Bosnjës

  • 12/08/2018 | 20:23

Izetbegovic për zgjidhjen e marrëdhënieve me Serbinë: Kosova nuk mund të lidhet me statusin e Bosnjës

Anëtari i presidencës boshnjake Bakir Izetbegoviq, tha se nuk ka argumente sipas të cilave çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës mund të lidhet me statusin e Republika Serbe.

“Nuk ekzistojnë argumente juridike, as historike, as morale me të cilat zgjidhja e marrëdhënieve Serbis-Kosovë mund të ndërlidhet me Bosnjën dhe njësinë e saj Republika Serbe. Statusi i Bosnjë Hercegovinës dhe njësive të saj është zgjidhur nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit,” tha ai për portalin boshnjak Faktor.

Teza sipas së cilës ‘humbjen’ e Kosovës serbët duhet ta kompensojnë me lidhjen e Serbisë me Republikën Serbe, sipas Izetbegoviq, është e pranishme që një kohë të gjatë, por tani është intensifikuar si rezultat i bisedimeve për zgjidhjen përfundimtare të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Dhe kjo histori ka dy dimensione, dy caqe. Njëri është afatshkurtër – për të trembë bashkësia ndërkombëtare për një destabilizim të ri të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Ballkanit, dhe në këtë mënyrë të marrë një zgjidhje më të favorshme për Serbinë në çështjen e Kosovës”, ka thënë Izetbegoviq.

E dyta, sipas tij, është afatgjate – të përforcojë tezën se serbët pas humbjes së Krajinës dhe Kosovës, diçka duhet të marrë si kompensim, dhe presin për rrethana të favorshme historike që kjo të realizohet – dobësimin e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, duke u kthyer Serbinë në Rusi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë