Loading…

Izetbegoviç për Dodikun: Këto 15 vite, ai ka bërë gjëra shumë të këqija

  • 02/12/2021 | 14:09

Izetbegoviç për Dodikun: Këto 15 vite, ai ka bërë gjëra shumë të këqija

“Dodik krijon probleme çdo ditë. Ai ka bërë shumë gjëra të këqija në 15 vitet e fundit. Ai na detyroi të luftojmë dhe unë do të bëj gjithçka për ta bërë këtë luftë politike, jo një konflikt të vërtetë”.


Kështu u shpreh Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviç, në një intervistë për BBC, ku shpjegoi se Millorad Dodik është prej shkaktarëve të mëdhenjë të krizëz aktuale në BeH.

“Ai po e teston veten se sa larg mund të shkojë”, tha filllimisht Izetbegoviçm kur u pyet për anëtarin serb të Presidencës së BeH-së.

“Po të mundej, ai do ta kishte shkëputur entitetin e Republika Srprksa-s. Por nëse s’mundet, atëherë ai do të tentojë të rikthejë kompetencat që u transferuar në nivel shtetëror para 15 vitesh, kur formuam Forcat e Armatosura, sherbimet e inteligjencës, sistemin e taksimit dhe gjyqësinë”.

“Tash ai synon t’i rikthejë, dhe ta ndajë vendin përsëri”, tha Izetbegoviç.

“Nëse nuk arrin ta bëjë këtë”, shtoi Izetbegoviç, “Dodik do të përpiqet të përfitojë diçka nga situata aktuale në mënyrë që të paraqitet si dikush që lufton për interesat e subjekteve dhe interesat e popullit serb dhe në bazë të kësaj të fitojë në Zgjedhjet e Përgjithshme”.

Ai tha se asnjëherë nuk është gjë e sigurti në do të ketë ose jo konflikt të ri në BeH.

“Kjo s’duhet të ndodhë sepse njerëzit, përfshirë serbët, jan të lodhur më me tensionet, krizat, luftërat e konfliktet. Njerëzve të zakonshëm u ka ardhur te hunda. Askush nuk dëshiron të shkojë në atë drejtim, por në BeH kësaj kurrë s’i dihet”, pohoi Izetbegoviç.

Në një situatë kur dikush ju sulmon, sqaroi kryetari i SDA-së, nuk mund të thuhet se ata që sulmojnë dhe ata që mbrojnë veten janë njësoj përgjegjës.

“Dodik po krijon probleme çdo ditë. Ai ka bërë shumë gjëra të këqija në 15 vitet e fundit. Ai na detyroi të luftojmë dhe unë do të bëj gjithçka për ta bërë këtë luftë politike, jo një konflikt të vërtetë,” tha Izetbegoviç.

Ai shtoi se aparteidi po kryhej në entitetin e RS dhe se boshnjakët dhe kroatët në atë entitet boshnjak ishin qytetarë të dorës së dytë.

“Kur dikush dekoron Radovan Karaxhiqin, mund ta imagjinoni se çfarë provokimi është, dhe Dodik po bën pikërisht këtë. Kjo krizë filloi kur Përfaqësuesi i Lartë ndaloi glorifikimin e kriminelëve të luftës dhe mohimin e gjenocidit. A është përgjegjësia ime apo përgjegjësia e Përfaqësuesit të Lartë për krizën?”, tha Izetbegoviç.

Izetbegoviç theksoi se numri i pjesëtarëve të forcave ndërkombëtare të stacionuara në BeH, nëse është e nevojshme, mund të rritet.

I pyetur për rolin e presidentit rus Vladimir Putin në ngjarjet në BeH, Izetbegoviç tha se është e vështirë të përcaktohet saktësisht.

“Në BeH dhe në Ballkan, ata po luftojnë praninë e NATO-s. Ata nuk do të donin që BeH të bëhej pjesë e aleancës së NATO-s. Ky është qëllimi i tyre kryesor dhe ata duan të kenë ndikimin e tyre,” tha lideri i SDA-së.

Sa i përket sanksioneve amerikane ndaj Milorad Dodik, Izetbegoviç theksoi se ato nuk janë të mjaftueshme dhe se duhet bërë diçka më shumë.

“Diçka shumë më efektive dhe më e dhimbshme për ata që krijojnë probleme duhet bërë, dhe me të vërtetë duhet bërë. Ne presim që Shtetet e Bashkuara ta bëjnë këtë. Ata mund ta bëjnë këtë. Bashkimi Evropian është i hutuar dhe nuk është e lehtë për ta sepse kanë nevojë për konsensus, por amerikanët munden dhe duhet ta bëjnë këtë”, ka përfunduar Izetbegoviç.

/Albanianpost.com

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë