Loading…

Ivanoviq thotë të jetë kundërpeshë e Ramush Haradinajt

  • 27/01/2017 | 13:33

Ivanoviq thotë të jetë kundërpeshë e Ramush Haradinajt

Sot bëhen tri vjet qëkur Oliver Ivanoviq është arrestuar me akuzën për krime lufte ndaj shqiptarëve në Mitrovicë. Ai për veten e vet ka thënë se mund të jetë kundërpeshë e liderit të UÇK-së Ramush Hradinaj. 


Ivanoviq për këto akuza, më 21 janar të vitit të shkuar, është dënuar me nëntë vjet burgim.

Sot, pothuaj të gjitha mediet e Beogradit, duke e përkujtuar këtë “përvjetor” fajësojnë drejtësinë e EULEX-it e të Kosovës për siç thonë, mangësi e mos respektim të fakteve, ndërsa Gjykata e Apelit pritet që të dalë edhe një herë me një mendim të ri për rastin më së largu më 31 janar, raporton KTV.

Disa nga këto medie edhe e shohin lirimin e shpejtë të tij, ose rigjykimin.

Për lirimin e shpejtë të Ivanoviqit është optimist edhe i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq.

Një hap më larg për “lirinë e pafajësinë e vet” ka shkuar vetë Oliver Ivanoviq.

Ai, nga burgu duke shkruar për gazetën “Veçernje novosti”, ka thënë se e mund të jetë kundërpeshë e liderit të UÇK-së Ramush Haradinaj.

Ivanoviq nuk e ka sqaruar çfarë do të thotë “kundërpeshë” në këtë rast dhe a mund të ndërlidhet “kundërpesha” e tij me arrestimin e Haradinajt në Francë më 4 janar të këtij vit dhe se, sidomos, a mund të shndërrohet kjo “kundërpeshë” në këmbim të lirisë apo të burgimit të ndërsjellë:

“Nuk jam optimist se Haradinaj do t’i dorëzohet drejtësisë serbe, por ekziston shansi që ai nga Parisi të shkojë drejt e në Hagë para Gjykatës Speciale. Kjo edhe do të shkaktojë pasoja politike në Kosovë pasia Qeveria nuk ka forcë reale”, ka shkruar ai duke shfaqur besimin se do ta mundë “padrejtësinë”.

Në këtë shkrim Ivanoviq ka dhënë edhe leksione politike duke theksuar se nuk ka kuptim që të pritet më formimin e Asociacionit e Komunave serbe:

“Për këtë jam që me një veprim të shpejtë të formohen organet e AKS-së, para së gjithash kuvendi dhe këshilli i përkohshëm ekzekutiv. Kështu do t’i kishim dërguar mesazh të qartë Prishtinës se më nuk do ta durojë obstruksionin e saj”, ka shkruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë