Loading…

Ivanovic e kishte parashikuar vdekjen: S’përjashtohet se mund të më vrasin

  • 16/01/2018 | 15:53

Ivanovic e kishte parashikuar vdekjen: S’përjashtohet se mund të më vrasin

Oliver Ivanovic i cili u vra sot në veri të Mitrovicës, në korrik të vitit të kaluar i isht djegur vetura, dhe në një deklaratë për media, nuk e kishte përjashtuar se edhe mund ta vrasin.


Pas kësaj djegie, ai kishte folur për televizionin rajonal N1.

“Mua më kanë bërë çmos, vetëm sa s’më kanë gjuajtur me armë, por kush e di, as kjo nuk përjashtohet. Mendoj se kjo do të ishte gabim dhe nuk besoj në një skenar të tillë. Unë mendoj se në radhë të parë qëllimi ka qenë që të frikohen njerëzit rreth meje, jo aq që unë të frikohem. Dhe e arritën qëllimin e tyre, disa u frikuan, kështu që për disa ka mjaftuar ajo që mua ma ndezën makinën dhe kanë menduar kështu: Nëse munden atij, pse mos ma bëjnë mua”, kishte thënë Ivanovic, përcjell Express.

Gazeta Metro raportoi e para për vrasjen e Ivanovicit të martën në ora 8 e 30 minuta derisa po hynte në zyrën e tij.

Forca të shumta të njësisë speciale aktualisht janë në vendin ku u vra Ivanoviqi, derisa Policia e Kosovës ka treguar se janë gjetur edhe prova që çojnë tutje për zbardhjen e rastit.

Po ashtu, raportohet se policët kanë qenë fare afër vendit të ngjarjes, por nuk kanë dëgjuar të shtënat. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë