Loading…

Ivanov-Trumpit: Më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

  • 22/01/2017 | 12:05

Ivanov-Trumpit: Më keni mbështetës dhe mik të sinqertë

“Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë”, ka shkruar presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në letrën e urimit për presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Trump.


“Kam nderin dhe kënaqësinë të ju përgëzoj për marrjen e detyrës së presidentit të 45-të me rradhë të SHBA-ve dhe të ju urojë punë të suksesshme në këtë funksion. Gjithashtu, ju urojë në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Rregullimi global ka nevojë për përforcim të miqësisë midis shteteve, pa imponim të interesave dhe me respektim të së drejtës së zgjedhjes së kombeve në botë. Dëshiroj të dini se në Republikën e Maqedonisë dhe në mua keni mik dhe mbështetës të sinqertë”, thotë presidenti Ivanov në urimin drejtuar kolegut të tij amerikan, raporton alsat-m, transmeton gazetametro.net.

Presidenti Ivanov gjithashtu u shpreh i bindur se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Maqedonisë do të vazhdojë edhe më tej. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë