Në kohën kur drejtësia franceze vendosi që vendimin për liderin e AAK’së Ramush Haradinaj ta shtyjë deri më 6 prill, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi të merrej me një çështje tjetër.
Thaçi i quajti zhvillimet politike në Maqedoni ‘shumë shqetësuese’, duke e akuzuar Presidentin maqedon Ivanov për qasje armiqësore dhe antishqiptare.
“Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit”, shkroi ndër të tjera Thaçi.
Ai shtoi se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e të drejtave të tyre. /gazetametro.net