Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e shpërthimit të një veture në Gjilan mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21:45, në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, duke deklaruar se dyshohet se vetura është dëmtuar nga një mjet shpërthyes.
Hashani bëri të ditur se në veturë ndodheshin dy persona, vozitësi dhe një pasagjere.
“Me këtë rast, vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ndërsa pasagjerja është e lënduar lehtë”, tha Hashani.
Lidhur me rastin, ai shtoi se në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë policore, si dhe prokurori kujdestar i shtetit.
“Për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë”, deklaroi Hashani./gazetametro.net
Eksplodon një veturë në Gjilan, raportohet për një të lënduar