Loading…

Iu përgjigjëm me ligj situatës së panevojshme të krijuar nga Serbia

  • 14/01/2017 | 19:13

Iu përgjigjëm me ligj situatës së panevojshme të krijuar nga Serbia

E plotësuar: Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar në një konferencë për media lidhur me operacionin e sotëm të bllokimit të trenit dhe provokimit serb për të futur atë në Kosovë. Mustafa ka thënë se operacioni është kryer në përputhje me ligjet e Kosovës dhe se provokime të tilla nuk do të lejojnë.


“Bashkëndjejë me ju këtë shqetësim real dhe ju falënderojë të gjithë për përkrahjen e dhënë. Qeveria e Kosovës dhe gjitha digfasteret e saj, ministitë dhe autoritet përgjegjëse janë angazhuar që ti ndjekin të gjithë rrugët ligjore për ti vënë fund kësaj qështje. Bashkë me Kadri Veselin dhe në konsultim me presidentin Thaçin kemi marri masat për tu përballur me situatën në përputhje me ligjet dhe kushtetutën.

Ky veprim, sipas Mustafës, është në vazhdën e “synimeve të mbrapshta të Serbisë për ta destabilizuar gjendjen në Kosovë”.

Kryeministri tha se “dje në Këshillin për Siguri kemi marrë vendim që të veprojmë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën” në raport me situatën e krijuar së fundmi.

“Hyrja e tij në Republikën e pavarur nuk do të lejohet, ose nëse rast se do të hynte, do të përballej në përputhje me ligjet e Kosovës. Jemi të përkushtuar që të mundësojmë lëvizjen e lirë, por nuk do të lejojmë provokime të tilla. Me këtë rast, më lejoni të theksoj vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim të plotë me presidentin dhe kryeparlamentarin, të angazhohemi për të mbrojtur sovranitetin e vendit”, theksoi Mustafa, raporton Koha.net.

Ai ka falënderuar edhe SHBA-të e BE-në për ndihmën e tyre në zgjidhjen e problemeve.

*****

Mustafa në konferencë të jashtëzakonshme për media

Pas shumë diskutimeve në Qeverinë e Kosovës është vendosur që të mos lejohet hyrja e trenit “rus” i nisur nga Beogradi i nisur me destinacioin Mitrovicën.

Qeveria tashmë ka marrë vendimin e ndalimit dhe kthimit prapa të këtij treni, ndërsa Kryeminsitri Isa Mustafa  do të mbajë një konferencë urgjente për media, në ora 19:30.

Gazeta Metro, do t’ju sjellë detajet në vazhdim rreth konferencës…

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë