Loading…

Iu mohua bashkimi me vajzën e sëmurë, Merita Maksuti kontaktohet nga ambasada e Austrisë në Shkup

  • 26/10/2021 | 11:37

Iu mohua bashkimi me vajzën e sëmurë, Merita Maksuti kontaktohet nga ambasada e Austrisë në Shkup

Merita Hoxha-Maksuti, e cila është nënë e një vajze të vogël, ka rrëfyer për maltretimin që shteti austriak ia ka bërë me dokumente për vizë deri te mohimi i bashkimit  familjar, shkruan Gazeta Metro.


Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se Ambasada e Austrisë në Shkup përfundimisht ia ka pamundësuar bashkimin me vajzën e saj Majën, për të cilën shprehet se është duke i kaluar momentet më të vështira të jetës.

Ndërsa sot Ambasada dhe stafi i saj ka ftuar nënën e vajzës për të shqyrtuar mundësinë për pajisjen me vizë.

E për këtë ka reaguar Labinot Tahiri, i cili tha se pas thirrjeve erdhi lajmi i mirë.

‘’ Tani u zgjova nê mêngjes me lajmin e mirë ku Ambasada dhe stafi i saj i nderuar, ka ftuar sërish nanën e vajzës e cila është në Austri, për të shikuar mundesinë se si me u paisur ajo zonjē me Vizë.’’, shkroi Tahiri.

Kujtojmë se mbrëmë Labi kishte kërkuar ndihmë duke thënë se po të ishte nënë gjermane apo austriake atëherë do reagonin të gjithë.

Ai I mori përsipër shpenzimet që kishte pasur gruaja, derisa premtoi se do ia paguante edhe biletën e udhëtimit.

Postimet e plota:

 

Shteti austriak ia ndaloi bashkimin me vajzën e sëmurë – rrëfimi rrëqethës i nënës Meritë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë