Loading…

Iu bë thirrje për shpërblim kush jep informata në kapjen e vrasësit, numri ku duhet të lajmëroheni nuk funksionon

  • 29/11/2021 | 22:27

Iu bë thirrje për shpërblim kush jep informata në kapjen e vrasësit, numri ku duhet të lajmëroheni nuk funksionon

Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro për atë që jep informacione për vrasjen në Gllogjan. Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit ku qytetarët mund të japin informacione rreth rastit.


Njësite të shumta të Policisë së Kosovës po vazhdojnë kontrollet në Deçan.

Ky vend, por edhe vende të tjera po kontrollohen nga pjesëtarët e Policisë së Kosoës për të kapur sa më parë autorët apo autorin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Madje siç mëson televizioni, mobilizimi në Policinë Rajonale në Pejë është jashtëzakonisht i madh sa i përket këtij rasti.

Edhe bashkëpunimi me qytetarët e këtij rajoni, është po i njëjtë në mënyrë që të zbardhet ky rast, dhe autorët apo autori të del para drejtësisë.

Ani pse ka një mobilizim të lartë, megjithatë hetimet nuk janë të lehta.

Kështu është shprehur prokurorja e rastit, Sahide Gashi e cila ka treguar se tani më janë duke punuar në disa pista.

Ndërkaq, edhe autobusi në të cilën udhëtonin pasagjerët, ku tre prej tyre mbetën të vdekur u largua në ditën e katërt të hetimeve.

Në mënyrë që të ndihmohen hetimet, Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë, si shpërblim për këdo që dhuron informacione që dërgojnë në arrestimin e autorëve apo autorit të vrasjeve në Deçan.

Të gjithë qytetarët që posedojnë informacione lidhur me këtë rast, mund t’i adresojnë ato në numrat e telefonit që janë vënë në dispozicion apo ne email adresë.

T7 ka provuar të hënën gjatë ditës të kontaktoj numrin e lënë nga Policia e Kosovës, por kjo linjë nuk ka qenë në funksion.

Videon e plotë mund ta shihni KËTU.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]tro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë