Loading…

Iu arrestua drejtori për tjetërsim prone 1.5 milionë euro: ‘Flokçi’ i VV’së, Prebreza ‘premton’ masa

  • 10/09/2026 | 12:57

Iu arrestua drejtori për tjetërsim prone 1.5 milionë euro: ‘Flokçi’ i VV’së, Prebreza ‘premton’ masa

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, paralajmëroi shkarkimin e drejtorit të Pronës, Gëzim Zogiani, pas arrestimit të pesë zyrtarëve komunalë nën dyshimin për tjetërsimin e një prone me vlerë 1.5 milionë euro, transmeton Gazeta Metro.


Prebreza bëri të ditur se vendimi do të merret sapo të kthehet nga udhëtimi jashtë vendit.

“Dua t’ju njoftoj se menjëherë pas kthimit tim do ta liroj nga detyra Drejtorin e Pronës, deri në sqarimin e plotë të kësaj çështjeje nga organet e drejtësisë”, shkroi ai.

Ai theksoi se rasti duhet të sqarohet dhe se askush sipas tij në komunë nuk do të ketë mbështetje politike nëse përfshihet në shkelje.

“Nuk do të ketë mbrojtje politike për askënd” në komunën e tij. Transparenca, llogaridhënia dhe sundimi i ligjit nuk janë slogane, por standard funksionimi”, deklaroi Prebreza./gazetametro.net

Rasti i pronës 1.5 milionëshe: Ndalohen 5 zyrtarë t’i afrohen komunës së Fushë Kosovës

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë