Loading…

Italiani i dërgoi para mashtruesit për 15 vjet, duke menduar se po ia dërgonte modeles së njohur

  • 29/11/2021 | 21:29

Italiani i dërgoi para mashtruesit për 15 vjet, duke menduar se po ia dërgonte modeles së njohur

Ish-përfaqësuesi i volejbollit të Italisë, Roberto Cazzaniga (42), i dërgoi para një gruaje që mendonte se ishte modelja braziliane Alessandra Ambrosio (40) prej vitesh, për të treguar më në fund se pas gjithë kësaj qëndronte një mashtrues 50-vjeçar nga Sardenja.


Sipas mediave italiane, në 15 vjetët e mëparshëm, Cazzaniga i dërgoi rreth 700 mijë euro gruas që mendonte se ishte Alessandra Ambrosio dhe siç e pranoi vetë, gjithçka filloi kur një mik i dha një numër telefoni që dyshohet se i përkiste gruas që ai donte të takohej, shkruan Mirror.

Ishte Maya, një grua 50-vjeçare nga Sardenja, e cila pretendoi se ishte një pseudonim i përdorur dhe se ajo ishte në të vërtetë modelja braziliane Alessandra Ambrosio.

Cazzaniga thotë se ata nuk u takuan sepse ajo u justifikua me një orar të ngjeshur dhe probleme me zemrën.

“Ne kurrë nuk e pamë njëri-tjetrin. Ajo gjithmonë kishte një mijë justifikime, si sëmundje apo punë. Por unë prapë rashë në dashuri me atë zë, dhe kështu telefononi pas telefonate. Kontaktonim vetëm përmes telefonit, pothuajse çdo ditë”, tha Roberto për Corriere della Sera.

Roberto pranoi se kishte marrë hua nga miqtë dhe familja për nevojat e saj dhe shtoi se tre persona qëndronin pas mashtrimit.

Shokët e skuadrës e kanë cilësuar si naiv dhe se në fakt kanë dyshuar për mashtrim dhe e kanë denoncuar rastin në polici që po kryen hetimet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë