Gafur Dibrani është kosovari i cili ësht dëbuar nga Italia të mërkurën. Ai ishte arrestuar në Itali si i dyshuar për terrorizëm, por që më vonë ishte liruar në mungesë të dëshmive.
Dibrani, i cili ka jetuar në Fiesse, afër Brescias, për 10 vjet, hipi në një aeroplan për në Kosovë pasi një peticion i zhvilluar nga Ministria e Brendshme u aprovua nga gjykata, raporton ANSA.
Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, tha: “Hetimet kanë treguar se i huaji ka qenë i lidhur me rrjet të një luftëtari të huaj maroken, i cili ishte larguar nga Brescia më 2013 për të shkuar territoret Siri-Irak ku i është bashkuar militantëve të shtetit të vetëshpallur islamik.
Profili i Facebook-ut të kosovarit ka qenë “interesant”, ka thënë Alfano, për shkak të përmbajtjes së saj xhihadiste dhe lidhjeve me dy islamistë tjerë të njohur që veçse ishin dëbuar nga Italia, transmeton gazetametro.net
Alfano shtoi se edhe një pakistanez 42 vjeç “i radikalizuar” është dëbuar të mërkurën, duke çuar kështu numrin në 127 të të dyshuarve për terrorizëm që janë dëbuar nga Italia që nga janari i vitit 2015.