Loading…

Isufi: Shumica shqiptare duhet ta formojë qeverinë, mos të varemi nga Lista Serbe

  • 05/07/2017 | 19:09

Isufi: Shumica shqiptare duhet ta formojë qeverinë, mos të varemi nga Lista Serbe

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se koalicioni PAN i ka numrat për formimin e qeverisë.


Në emisionin ‘Imazh’, Ahmeti ka deklaruar se ende ka bisedime me deputetë shqiptarë të cilët e kanë të drejtën të përcaktohen dhe të japin votën e tyre.

Ka pas edhe në të kaluarën deputetë të cilët kanë dhënë vota sipas vullnetit të tyre, është përcaktim i vet deputetit. Është e palogjikshme të flas për numrin e saktë, ne vazhdojmë bisedimet me partitë politike e po ashtu edhe me deputetë”, ka thënë ai.

Poashtu ai ka shprehur bindjen se Qeveria e re do të krijohet brenda afatit të përcaktuar.

Lexo edhe: KQZ miraton rinumërimin dhe ndryshimin e votave për 3 deputetë. 

“Duhet një shumicë shqiptare që përcakton formimin e qeverisë jemi për një qeveri gjithëpërfshirëse e cila garanton edhe marrjen e vendimeve të mëdha për vendin. Nuk duam të luajmë me numrat nuk duam as t’i paraqesim shifrat përfundimtare ka kohë për komunikim më tutje, shumica shqiptare duhet të formojë qeverinë të mos varet nga Lista Serbe si bllokuese e procesit”, përfundoi ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë