Loading…

Isufi: Qeverinë do ta formojnë PDK-AAK-Nisma

  • 31/05/2017 | 09:28

Isufi: Qeverinë do ta formojnë PDK-AAK-Nisma

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi nuk e vë në dyshim fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.


Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Isufi ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma synon ta marrë shumicën e cila u mundëson atyre që vetëm me minoritetet ta formojnë Qeverinë e re.

Ai ka theksuar se Qeveria e ardhshme, nën drejtimin e Ramush Haradinajt, do të krijojë stabilitet dhe do t’i mundësojë vendit zhvillim të hovshëm ekonomik.

Isufi u ka përcjellë, mesazh liderëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, se nga puna e mirë që do të bëjë në mandatin e parë Qeveria e drejtuar nga Haradinaj, populli sërish do t’ia japë mandatin e dytë.
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë