Në emisionin Interaktiv, deputeti nga radhët e AAK’së, Ahmet Isufi, ka thënë se prokurori Elez Blakaj duhet të ekstradohet në Kosovë.
Isufi ka thënë se çdo shtet normal do të kërkonte ekstradimin e këtij prokurori, transmeton gazetametro.net
Isufi ka thënë se Blakaj ka ikur duke shkelur të drejtat e individëve.
“Çdo shtet normal do ta kërkonte ekstradimin e atij prokurori. Për shkak se nuk e ka dërguar lëndën në gjykatë. Ka ikur dhe më pak i ka publikuar listat duke shkelur të drejtat e këtyre individëve”, ka thënë Isufi.
Deputeti i AAK’së ka shtuar se prokurori Blakaj ka mundur të kërkonte mbrojtje nëse është kërcënuar. /gazetametro.net