Loading…

Isufi: PDK e LDK janë parti që tradhtojnë, s’bëjmë koalicion me ta

  • 11/05/2017 | 18:30

Isufi: PDK e LDK janë parti që tradhtojnë, s’bëjmë koalicion me ta

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se AAK-ja në asnjë mënyrë s’mund të bëjë dhe s’do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.


Sipas Isufit, s’bëhet koalicion me partitë që e dëmtuan Kosovën.

Madje nënkryetari i AAK-së i ka cilësuar dy partitë që deri tani udhëhiqnin si “parti tradhtare”.

“LDK-ja gjithmonë ka thënë ‘jo me PDK’, por prapë e bënë. Disa herë kanë thënë, madje kanë akuzuar rëndë PDK-në dhe prapë e kanë bërë me ta. Ne kemi përvojë me zotëri Isa Mustafa, kur pa na paralajmëruar shkoi dhe e bëri koalicionin me PDK-në”,  tha Isufi.

“Ne kemi thënë dhe po themi prapë se me partitë qeverisëse që i kanë shkaktuar të keqe të madhe vendit nuk bëjmë koalicion parazgjedhor. Ne kemi koalicion me Nismën, po flasim edhe me partitë të tjera opozitare dhe partitë më të vogla”.

“Ne duam t’i kemi të gjitha shtresat e njerëzve në Kosovë për t’i fituar zgjedhjet dhe as që mendojmë që duhet të bëjmë koalicione me ata që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje”. “S’mund të bëhemi me parti që tradhtojnë dhe e dëmtojnë Kosovën”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë