Sot është bërë hapja e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm në Shtëpinë e Inovacionit në Istog.
53 të rinjë janë pjesmarrës të kësaj jave, prej të cilëve 20 janë nga Mali i Zi.
Gjatë kësaj jave të rinjtë do të mentorohen nga ekspertë të fushës së turizmit dhe TIK, ndërsa të shtunën do të prezantohen idetë më të mira para jurisë profesionale.
Gjithashtu është e paraparë që idetë më inovative të shpërblehen me shumën deri në 3,000.00 Euro për zhvillim të mëtutjeshëm.
Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është mjedisi më i mirë për të promovuar ndërmarrësinë dhe vetë-punësimin.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë – Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit.
Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është një vlerë e shtuar kundrejtë Javës së ndërmarrësisë që po mbahet këto ditë në Kosovë./gazetametro.net