Loading…

Ismet Kryeziu për LDK’në: Qytetarët nuk falin më mashtrimet dhe pazaret politike

  • 05/12/2019 | 10:00

Ismet Kryeziu për LDK’në: Qytetarët nuk falin më mashtrimet dhe pazaret politike

Drejtori i KDI’së, Ismet Kryeziu ka thënë se LDK’ja duhet të ketë kujdes me këtë sjellje pasi qytetarët nuk falin më mashtrimet, treguan zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Gazeta Metro.

Kryeziu po thotë se zgjedhjet e 6 tetorit treguan më së miri se elektorati nuk fal më mashtrimet dhe i ndëshkon ato me votën e tyre.

Ai po thotë se realiteti i ri politik në Kosovë, nuk është se LDK ka dal partia e dytë në vend pas 6 tetorit, por që VV është e para dhe PDK e treta.

Reagimi i plotë:

Realiteti i ri politik ne Kosove nuk eshte krijuar pse LDK-ja si subjekt politik ka dal e dyta, por pse VV-ja ka dal e para edhe PDK-ja ka shkuar ne opozite.

Ky ndryshim s’ka ndodhur vetem per t’i nderruar disa pushtetare me disa tjere, por per sjelljen dhe etiken e partive politike, menyren se si ato ndertojne koalicione dhe per vlerat me te cilat ato do te udhehiqen gjate qeverisjes. LDK-ja po duket sikur po deshiron qe me shume te marre me vete nga e kaluara e me pak te pranoj nga ajo qe njerezit duke besuar kane votuar.

Karremi me besimin per vlera qeverisese e koalicione pa pazare, nese del te jete mashtrim?! Kjo do te ishte mashtrimi me i madh elektoral qe ka ndodhur.

Elektorati s’mund ta rikthej voten tani edhe do e perbij kete mashtrim, por 6 tetori ka treguar se elektorati s’fal me!../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë