Loading…

Ismet Beqiri hyn në Facebook

  • 18/03/2017 | 20:26

Ismet Beqiri hyn në Facebook

Për një kohë të gjatë nuk kishte preferuar të hap faqen e tij në Facebook. Tashmë ka arritur t’i bëjë mbi 4000, ndjekës.

Një foto e Ismet Beqirit dhe Ibrahim Rugovës ishte e pritur, që të vihet në ballë të faqes së tij në Facebook, të hapur para pak kohe, ndoshta edhe për të hapur një epokë të re politike për të, në aspektin e marrëdhënieve me publikun dhe imazhit të tij.

Mund të jetë nga politikanët e fundit që mbajnë postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës që e ka marrë një vendim për të hapur faqe zyrtare në Facebook, ndonëse edhe me vonesë.

Deri sot, Beqiri, ka arriitur t’i bëjë mbi 4000 ndjekës, përderisa pretendon të jetë një nga kandidatët e ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Prishtinë. Njohësit e rrethanave brenda LDK, besojnë se edhe nëse nuk emërohet si kandidat zyrtarë, do të jetë e vështirë që dikush tjetër të emërohet pa aprovimin dhe mbështetjen e tij, duke e pasur parasysh ndikimin e tij, jo të vogël në komunën e Prishtinës. /gazetametro.net

ismet-beqiri

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë