Këtë vit çmimi “Finesa” për vitin 2017, t’i ndahet shkrimtarit të madh Ismajl Kadare me motivacionin për vepër jetësore “Kolosi i veprave shqipe”.Sipas drejtorit Ferati, është parapare që edhe parku tek teatri i qytetit të emërohet me emrin Ismajl Kadare.
“Përveç ndarjes së çmimit është nxjerr edhe një propozim që sot do të dorëzohet në Kuvendin Komunal dhe në komisionin për emërimin e rrugëve dhe shesheve në Ferizaj, që sheshi tek tetari i qytetit të emërohet me emrin Ismajl Kadare”, ka thënë Ferati. Ai gjithashtu tha se Komuna e Ferizajt ka nxjerre një rregullore për dhënien e çmimeve dhe dekoratave dhe ky çmim ndahet në kuadër të rregullores, transmeton Gazeta Metro
“Ne do të kemi një manifestim shumë të dinjiteteshëm, duke përfshirë të gjitha institucionet komunale, shoqërinë civile dhe mediat, siç kanë qenë pjesë e takimit dhe komisionit për nxjerrjen e këtij çmimi, por gjithashtu do të jenë pjesë e organizimit dhe protokollit për pritjen e Ismajl Kadares”, ka thënë drejtori Ferati, duke shtuar se për detaje të tjera të gjithë do të njoftohen me kohën. Ismajl Kadare do të jetë në një vizite një ditore në këtë qytet./gazetametro.net