Loading…

Ismaili: Unë i kam ndalur tenderët, qeverisja e LDK’së shterri buxhetin duke favorizuar biznese

  • 04/12/2018 | 21:10

Ismaili: Unë i kam ndalur tenderët, qeverisja e LDK’së shterri buxhetin duke favorizuar biznese

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për favorizim të bizneseve në tenderët që kishte dhënë qeverisja e kaluar e LDK-së në Ministrinë e Shëndetësisë.


Në një kundërpërgjigje ndaj deputetit të LDK-së Haxhi Avdylit, ministri Ismaili është shprehur se tenderët në Ministrinë e Shëndetësisë i ka ndaluar ai.

“Unë i kam ndalur tenderët, ndërkaq qeverisja e LDK-së e ka shterrur buxhetin e Qeverisë së Kosovës duke i favorizuar disa biznese”, ka thënë Ismaili, në një intervistë me Insajderin.

“Çfarë është e mirë e kësaj është se, janë pacientët ata të cilët vlerësojnë më mirë sesa një eksponent politik. Edhe një mrekulli me bë, unë nuk e kam parë asnjëherë Haxhi Avdylin dhe njerëzit e LDK-së ta thonë ndonjë fjalë të mirë”, ka thënë ministri.

Ndaj deklaratave të Haxhi Avdylit, i cili ka thënë se “ministri Ismaili do të diktohet nga parapolitika”, ministri Ismaili ka thënë se nuk e njeh këtë metodë të punës. Ka thënë se, meqë Avdyli po e përmend fjalën “parapolitikë”, do të thotë se “ai [Haxhi Avdyli, v.j] po i ditka disa sektorë të tjerë të politikës”.

“E para unë nuk e kam kuptuar fjalën parapolitikë të Haxhi Avdylit, por besoj që ai po i dika disa sektorë të politikës, por unë e njoh politikën para qytetarit. Parapolitikat e Haxhi Avdylit po besoj që e kanë pru shëndetësinë në këtë gjendje. Ajo mendësi dhe ai mentalitet e ka sjell shëndetësinë në këtë gjendje. Ajo çfarë mund t’i them [Haxhi Avdylit] është që t’i mbajnë përgjegjësitë për atë çfarë e kanë shkaktuar për një kohë të gjatë dhe t’i gëzohen shërbimeve të cilat janë duke ndodh momentalisht në sektorin e shëndetësisë”, ka thënë Ismaili.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë