Loading…

Ismaili flet për hajninë me barna: Një bari që kushton 8 euro, Ministria e kishte blerë më parë 24 euro

  • 16/09/2019 | 21:39

Ismaili flet për hajninë me barna: Një bari që kushton 8 euro, Ministria e kishte blerë më parë 24 euro

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Uran Ismaili tha se në dhjetor të këtij viti bëhen 12 milionë euro që janë blerë barna më lirë sesa në vitin 2016, transmeton Gazeta Metro.


Ismaili që ka udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë tha se në rastin e barnave është bërë hajni.

Për këtë ai ka dhënë edhe shembuj se si është bërë ky abzuim.

“Për shembull një bari që është shitur 8 euro në barnatore, i njëjti është blerë nga Ministria e Shëndetësisë 24 euro. Arsyeja se nuk pasur ndalje të abuzimeve me barna është se nuk ka pas vullnet politik”, tha Ismaili në Debat Plus.

Ai tha se deri më tani e vetmja Kosova që nuk ka pas rregullore për kontroll të cmimeve dhe këtë e ka vendos me ardhjen e tij në krye të MSH-së.

Sipas Ismailit furnizimi me barna është shumë më mirë sesa ka qenë, edhe pse sipas tij ka calime por ka përmirësime në këtë sektor./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë