Loading…

Islami thotë se ky tërmet ishte i rrezikshëm: Dikush në Ballkan e ka taksirat, dikun do me rrafshu

  • 26/11/2019 | 17:37

Islami thotë se ky tërmet ishte i rrezikshëm: Dikush në Ballkan e ka taksirat, dikun do me rrafshu

Analisti Dardan Islami, ka thënë se janë dy lloj tërmetesh, ai që lëkund anash dhe ai poshtë e lartë, për këtë që ndodhi në Shqipëri thotë se është i rrezikshëm, teksa shton se dikush në Ballkan mund të jetë në rrezik, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në  rrjetin social Facebook, Islami ka thënë se nuk dëshiron të alarmojë, por ky lloj termeti ‘nuk ikë pa e rrafshu’.

“Jane dy lloj termtesh, ai qe lekund anash, dhe ai qe pertyp nga poshte larte! Ky eshte ai i dyti, me i rrezikshem se ai qe dridh anash, ky eshte si ai termeti i Japonise para disa vjete! Pa dasht me bo panik, dua t’ju paralajmeroj se ky lloj termeti nuk ik pa e rrafshu me toke! Kush e ka taksirat ne Ballkan nuk e di, por dikun do me rrafshu”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Shqipëria sot është goditur nga një tërmet 6.4 ballësh në orën 03:54 të mëngjesit.

Fatkeqësisht, deri tashmë janë shënuar 18 viktima dhe mbi 600 të lënduar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë