Loading…

Islam Pacolli: Edhe AKR synon Qeverinë

  • 24/06/2017 | 16:06

Islam Pacolli: Edhe AKR synon Qeverinë

Asnjëri prej katër deputetëve të rinj të AKR-së nuk flet qartë nëse do të jenë pjesë e Qeverisë së udhëhequr prej Ramush Haradinajt.


Behgjet Pacolli ka thënë se s’do të ketë zgjedhje të reja e Agim Bahtiri ka thënë se largohet prej partisë nëse bëhet koalicion me PAN-in.

Është edhe një deputet tjetër i AKR’së i cili thotë se do të synojnë të jenë pjesë e Qeverisë.

Islam Pacolli nuk ka treguar nëse e synojnë pozitën e Kryeministrit. Por, ka thënë se edhe AKR synon të jetë pjesë e Qeverisë.

“Sikurse secila parti tjetër, edhe AKR synon të jetë pjesë e Qeverisë”, ka thënë Pacolli, të shtunën, për Express.

Ai ka thënë se qëndrimin e tij nuk do ta bëjë publik meqë po i pret vendimet partiake për të qartësuar se çfarë pozicioni do të marrë AKR pas certifikimit të zgjedhjeve.

“Gjithçka do të vendoset nga Kryesia dhe Presidenti i Partisë. Vendimet e Partisë do t’i zbatojmë”, ka shtuar ai.

Në zgjedhjet e fundit, AKR ka siguruar të paktën katër deputetë. Përpos Behgjet Pacollit në listë për në Parlament janë edhe: Labinot Tahiri, Korab Sejdiu e Islam Pacolli. Ky i fundit thotë se deklaratat individuale nuk do të ndikojnë në pozicionimin e AKR-së pas zgjedhjeve.

“Por, vendimet e Presidentit Pacollit dhe Kryesisë së AKR-së do të jenë të zbatueshme për të gjithë”, ka shtuar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë