Loading…

ISIS cak imamët e Talibanëve, 21 të vrarë nga shpërthimi në xhaminë e Kabul ku u vra edhe imami me ndikim

  • 18/08/2022 | 14:08

ISIS cak imamët e Talibanëve, 21 të vrarë nga shpërthimi në xhaminë e Kabul ku u vra edhe imami me ndikim

Nga ky sulm në xhaminë e lagjes Khair Khana në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, la të vdekur 21 besimtarë dhe imamin Amir Mohammad Kabuli, një klerik i njohur dhe me ndikim në Afganistan, transmeton Gazeta Metro.


Për sulmin e të mërkurës nuk e ka marrë përgjegjësinë asnjë organizatë por një vit që prej se mori kontrollin organizata terroriste e Talibanëve në Afganistan rivalët e tyre fanatik, ‘Shteti Islamik’ , kanë kryer sulme posaçërisht në lokacionet e besimit.

Sipas raporteve në sulm janë vrarë ndërsa 33 janë plagosur në shpërthimin e bombës në xhami.

Zëdhënësi i Talibanëve ka shkruar në tweeter se vrasësit do të arrestohen së shpejti do të dënohen.

Gazeta amerikane The Washington Post kanë raportuar se imami i vrarë në shpërthim Amir Mohammad Kabuli ishte një klerik i zëshëm dhe i respektuar pa lidhje me asnjë grup. Ata shkruajnë se klerik si Kabuli ishin cak edhe pas kthimit të Talibanëve, shpesh nga shteti islamik sipas banorëve të Kabul.

Javën e kaluar, Rahimullah Haqqani, një tjetër klerik i njohur dhe me lidhje me Talibanët ishte vrarë në një sulm me bombë nga një person që e kishte fshehur në këmbën protezë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë