Loading…

Ishulli ‘misterioz’ shqiptar pushton mediat e huaja (Foto)

  • 10/04/2017 | 22:29

Ishulli ‘misterioz’ shqiptar pushton mediat e huaja (Foto)

Nëse u hedh një sy lajmeve në mediat e huaja për Shqipërinë, do të shohësh se dominon ishulli i Sazanit. Media të tilla si Fox News, Atlas Obscura apo The Sun raportojnë se tashmë ky ishull do të hapet për turistët.


“Një ishull misterioz ushtarak, me bunkerë sekretë dhe tunele të projektuara për t’i mbijetuar sulmeve bërthamore, do jetë destinacioni i nxehtë turistik në Europë. Ishulli i Sazanit, i vendosur në brigjet e Shqipërisë, ka një plazh të paprekur, por është i mbuluar me mister- madje edhe për shumicën e shqiptarëve”, shkruan The Sun.

2-40

Ishulli do jetë i hapur për turistët nga maji deri në tetor. Gazetat shkruajnë se Shqipëria shpreson të përfitojë një dorë të mirë parash nga hapja e këtij destinacioni turistik.

1-43

Për momentin, ishulli ruhet vetëm nga dy ushtarë. Atlas Obscura shkruan se ka pasur spekulime se sovjetikët e kanë përdorur këtë ishull për të prodhuar armë kimike.

7-35

Para disa kohësh, disa ushtarë britanikë u helmuan në ishull. Mendohet se kjo erdhi për shkak të një bime të gjendur në ishull.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë