Loading…

‘Ishte vetëmbrojtje’, italiani vrau hajnin shqiptar por akuzohet për tjetër gjë

  • 09/05/2017 | 22:04

‘Ishte vetëmbrojtje’, italiani vrau hajnin shqiptar por akuzohet për tjetër gjë

Personi që shikoni në foto është Carlo Diana, mekaniku i Villa Literno në (Caserta, Itali) i cili mesnatë e 20 dhe 21 Marsit të viti 2016 ka vrarë një shqiptar 37-vjeçar.


Ai e kishte kryer këtë krim me pretekstin se shqiptar, kishte hyrë në kopshtin e vilës për të vjedhur. Por rrjedha e ngjarjes ka ndryshuar dhe tani personi në fjalë po hetohet për vrasje të qëllimshme, shkruan Ilmattino.it

Akuza për vrasje të qëllimshme tashmë janë ngritur nga Prokuroria e Napolit, ndërsa më herët italiani është hetuar për vetëmbrojtje.

Por akuza e re vjen pas hetimeve të bëra ku rezultoi se kanë gjetur elementë të cilët nuk përputhen me atë te thene nga vrasësi.

Mediat lokale bëjnë me dije se duket se ka mospërputhje mes versionit të treguar nga mekaniku dhe rezultateve të autopsisë mbi trupin e shqiptarit.

Imazhet të kapura nga një kamera poste pranë banesës së italianit dhe rezultateve të hetimeve balistike nuk ishin të njëjta, shkruan Alebu.com, përcjell gazetametro.net

Natën e ngjarjes italiani ka rrëfyer se është zgjuar nga një telefonatë e vajzës së tij, e cila teksa u kthye në shtëpi, kishte parë një hajdut në kopshtin e shtëpisë. Brenda banesës, përves mekaniku ishte e shoqja dhe djali.

Me shqiptarin mësohet se kanë qenë edhe 2 bashkëpunëtorë të tjerë të cilët e kanë braktisur në momentin që ai mbeti i plagosur.

Në kopshtin e vilës, karabinierët gjetën shtatë gëzhoja. Italiani tha në dëshminë e tij para efektivëve se qëlloi nga ballkoni dhe jo me qëllimin për të vrarë, por versioni i tij për Prokurorinë e Napolit nuk korrespondon me rezultatet e hetimeve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë