Loading…

Ishte prokuror në Kosovë për 10 vjet pa e kaluar provimin

  • 15/01/2018 | 20:09

Ishte prokuror në Kosovë për 10 vjet pa e kaluar provimin

Dhjetë vjet ka ngritur aktakuza dhe i ka mbrojtur ato, duke ushtruar profesionin e prokurorit, pa pasur fare provim të Jurisprudencës.


Ky është Genc Juniku, i cili prej vitit 2000, kur ishte dekretuar nga UNMIK’u si zëvendëskryeprokuror i Gjakovës, ka ushtruar pozitën e prokurorit deri në vitin 2010, raporton KTV.

Edhe pse pa provim të jurisprudencës, Juniku thotë se kishte konkurruar për pozitën e gjyqtarit në ish-Gjykatën Komunale të Gjakovës, në konkursin e prillit të vitit 2000 të shpallur nga Komisioni Këshillëdhënës Konsultativ.

Juniku ishte larguar nga sistemi prokurorial pikërisht për shkak se nuk e kishte pasur provimin e jurisprudencës.

Provimin e jurisprudencës e kishte dhënë pas dhjetë vjetësh pune si prokuror, përkatësisht më 16 korrik të vitit 2011. Prej prillit 2012, ai e ushtron profesionin e avokatit në Gjakovë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë