Loading…

Ishte në kërkim: Shqiptari në Londër fshihet në çati, pak centimetra mbi kokën e policit

  • 30/03/2023 | 08:28

Ishte në kërkim: Shqiptari në Londër fshihet në çati, pak centimetra mbi kokën e policit

Mediat britanike kanë publikuar një foto interesante të një personi që po qëndron mbi çati, derisa Policia gjendet në dritare duke kontrolluar pikërisht për të.


Bëhet fjalë për shqiptarin Etmond Lika, 32 vjeçar, i cili tentoi t’i ikë policisë në një mënyrë goxha të veçantë.

Lika u fsheh mbi dritaren e një kulmi, por tentativa e tij rezultoi e dështuar.

Ai u fotografua dhe pamjet u bën virale, teksa lidhur me ngjarjen ka raportuar edhe BBC.

Shqiptari shihet teksa qëndron “mbi kokën” e policit.

Ai pranoi fajin para gjykatës më vonë, teksa ka thënë se kishte shkuar në Angli me gomone shtatorin e kaluar, me shpresën për një të ardhme më të mirë, shkruajnë mediat angleze.

Gjykata e dënoi atë me dy vite e katër muaj burg.

Më të fundit
...

  • 02/06/2023 | 04:01
...

  • 02/06/2023 | 04:00
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë