Loading…

Ish’përfaqësuesi special për Kosovë: Thaçi e Vucic mund t’i japin fund historisë së konflikteve në Ballkan

  • 12/11/2018 | 15:53

Ish’përfaqësuesi special për Kosovë: Thaçi e Vucic mund t’i japin fund historisë së konflikteve në Ballkan

Wolfgang Petritsch, ish përfaqësues i BE’së për Kosovë, dhe ish’ambasador në Bosnje e Hecergovinë, ka folur për mundësinë e një marrëveshje historike në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas tij do t’i jepte fund historisë së gjatë të konfliktit në Ballkan.


Petritsch në një intervistë për mediat boshnjake ka thënë se shpreson se Thaçi e Vucic nga ceremonia në Paris dërguan mesazhin se vetëm një Europë e bashkuar mund të e zgjidhë çështjen e Ballkanit që vazhdon të jetë një rajon i trazuar i Evropës, përcjell gazetametro.net.

Ish i dërguari i posaçëm i BE-së në Kosovë dhe ish Përfaqësuesi i Lartë në BiH, tha se është e rëndësishme që presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vucic dhe Hashim Thaçi, “dy liderët kryesorë nga Ballkani”, morën pjesë në ceremoninë në Paris që shënoi 100 vjetorin e armëpushimit në Luftën e Madhe.

“Unë shpresoj se dy prej tyre në këtë ceremoni solli mesazhin se vetëm një Evropë e bashkuar mund të zgjidhë çështje të Ballkanit që ende pllakos rajonin. Në mënyrë që kjo të bëhet një realitet, është e nevojshme që këta dy të arrijnë një kompromis historik për t’i dhënë fund edhe konfliktit të fundit i mbetur ende i hapur në rajon”, ka thënë Petritsch.

Ai kishte theksuar më parë në mënyrë të përsëritur se “ekziston rreziku i konfliktit të ngrirë në Kosovë” dhe bëri thirrje publikisht për “korrigjim të kufirit” si një zgjidhje të mundshme e çështjes së Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë