Loading…

Ish’kryegjyqtari i kushtetueses shpjegon situatën e re nga zgjedhjet

  • 11/06/2017 | 23:39

Ish’kryegjyqtari i kushtetueses shpjegon situatën e re nga zgjedhjet

Ish’kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është ftuar për të komentuar situatën aktuale të rezultateve preliminare dhe zhvillimet e mundshme pasi që deputetët e legjislaturës së re të ulen në Kuvendin e Kosovës.


Sipas Hasanit, nëse LAA e LVV nuk shkojnë në koalicion me PAN-in, dhe ky i fundit nuk arrin numrin prej 41 deputetëve edhe sikur hipotetikisht të kishte koalicion me pakicat nuk do të mund ta zgjedhë vetë as kryetarin e Kuvendit.

Në variantin e dytë, sikur PAN-i të arrinte kuotën prej 61 deputetëve me pakica dhe LAA e LVV të bllokoheshin kundër koalicionit me të, atëherë PAN do të mund ta merrte kreun e Kuvendit, por nëse në afatin ligjor nuk do të mund të bënte Qeverinë atëherë këtë do të mund ta bëjë shumica e re parlamentare.

Hasani ka thënë se kjo nuk ka ndryshuar asgjë nga hera e kaluar, kur VLAN ishte bllokuar kundër koalicionit me PDK-në.

“Shumica kushtetuese është ajo shumicë e cila e del nga certifikimi i rezultateve. Po supozojmë që është kështu siç është tash rezultati. Atëherë PAN-i i bien ta udhëheq vallen e para. Në qoftë se brenda afatit nuk arrin që të krijojë ekzekutivin atëherë mandati kalon te i dyti”, ka thënë Hasani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë