Loading…

Ishin duke planifikuar dasmë: Moderatorja italiane tregon pse u nda nga aktori turk

  • 20/01/2022 | 15:25

Ishin duke planifikuar dasmë: Moderatorja italiane tregon pse u nda nga aktori turk

Ylli i telenovelave Can Yaman dhe Diletta Leotta patën një romancë që zgjati vetëm pak muaj. Në një kohë kur mediat raportonin se ata kishin planifikuar martesën, ata i dhanë fund gjithçkaje.


Askush nuk e kuptoi arsyen dhe pse aktori me origjinë shqiptare dhe prezantuesja vendosën të ndiqnin rrugë të ndarë.

Leotta në një intervistë me Silvia Toffanin për Verissimo ka rikthyer atë periudhë të shkurtër por intensive që ka jetuar përkrah aktorit turk. Më pas, ajo foli për propozimin për martesë pas vetëm disa javësh nga fillimi i lidhjes së tyre. “Nuk munda të duroja më për shkak të qëndrimit të tij”, ka thënë ajo.

Me sa duket, aktorit turk i pëlqen shumë të argëtohet, gjë që do të ishte krejtësisht normale, nëse nuk e tepronte shpesh. Pikërisht këto ‘teprime’ duket se e kanë shtyrë Leotta-n t’i jepte fund lidhjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë