Leon Duhanaj, ish-zyrtar i lartë i Vetëvendosjes e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje “argat të dreqit”.
Duhanaj ka marrë shkas nga veprimi i Visar Ymerit dhe Donika Kadajt Bujupit të cilët nuk u ngritën në nderim të himnit të Kosovës në përvjetorin e AKR-së.
“E kam thënë edhe shumë herë. LVV, është antikushtetuese dhe, është armik i shtetësisë se Kosovës. Krejt këtë e bëjnë në emër të kombit, që është po ashtu një farsë (mashtrim)!”, ka thënë Duhanaj.
“Ata janë argatët e dreqit, prandaj aktiviteti i tyre, duhet ndaluar me ligj!”, ka shkruar ai./gazetametro.net